Edi Rama i magjepsur nga pamjet e Ersekut në Leskovik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mëngjes postoi ne faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, udhëtimin e tij nëpër zonën e Ersek – Leskovik, duke e cilësuar si magjepsëse këtë natyrë të pazbuluar.

Më tutje ai shton se në këto zona mund të vizitohen vreshtat në Sarandopor, e plot perla të tjera të këtij vendi.

Postimi i plotë:

‘’MIRËMËNGJES 😊

dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë🫶’’

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik janë financuar përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Ky investim shkurton distancat e udhëtimit dhe është një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Rruga është e gjatë 42.67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues ishte rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës. Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e ndërlidhjes mes rajoneve dhe lehtësimin e lëvizshmërisë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit përmirëson cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews