Mario Mitaj le shenjë që në ndeshjen e parë për të (java e tretë) në kampionatin rus në sezonin e ri 2024-2025. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, që në dy javët e para qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, u aktivizua në minutën e 80-të të ndeshjes që Lokomotiva e Moskës luajti në transfertë me Akhmat Groznyn.
Teksa po luhej minuta e dytë shtesë, Mitaj sheh nga sulmi dhe pasi u shmanget kundërshtarëve pason për shokun e skuadrës, Batrakov, i cili në rënie e sipër arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
Ky ishte, në fakt, goli i pestë për Lokomotivën e Moskës në këtë ndeshje, teksa më herët kishin shënuan Vorobyev, Niamsy (dy herë) dhe Rakov.
Një start i mirë për Mitajn, që e nis sezonin pas aktivizimit me Shqipërinë në Euro 2024, ku luajti në katër ndeshjet si titullar.