Mexhiti: Incidenti në Shkup ishte keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se incidenti i 1 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte një “keqkuptim”, mes Ministrisë së Brendshme, Aeroportit të Shkupit dhe sigurimit të presidentes kosovare.

Mexhiti ka thënë se shpreh keqardhje për mungesën e kulturës politike të cilën sipas tij, vazhdon ta demonstrojë BDI-ja që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë.

“Si zëvendëskryeministër i parë dhe si Kryetar i Lëvizjes Demokratike, shpreh keqardhje për mungesën e kulturës politike të cilën vazhdon ta demonstrojë BDI-ja që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë.  Nga një parti politike që për më shumë se 20 vjet ka gëzuar privilegjet e pushtetit pa ndërprerje, më së paku është pritur kjo formë e arrogancës çfarë po demonstrojnë ata për çdo ditë. Më vjen sinqerisht keq dhe turp kur e shoh se si janë katandisur!”, tha Mexhiti.

Derisa ka siguruar se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë lidhur me siç e quajti ai, keqkuptimin e ndodhur në aeroportin e Shkupit.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, tha më tej Mexhiti.

Teksa  tha se “raportet ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, dhe ato nuk mund t’i cënojë frustracioni opozitar i një partie politike dhe megafonëve të saj që bëjnë lajme të rrejshme për honorare të majme”, shtoi tutje Mexhiti./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews