Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se shtegu i Liqenatit në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës është përfshirë nga zjarri në disa vatra.
Përmes një njoftimi në Facebook, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka kërkuar që të evitohet ky shteg deri në shuarjen e zjarreve.
“Të nderuar bjeshkatarë, ju njoftojmë se në shtegun e Liqenatit, në bjeshkët e Nemuna të Rugovës, kemi shpërndarje të vatrave të zjarrit përgjatë shtegut! Andaj luteni ta evitoni këtë shteg për një kohë të pacaktuar, deri në shuarjen e zjarreve!”, thuhet në njoftim. /TelegramNews.com