Zëvendëskryeministër, Besnik Bislimi, e ka quajtur moment të rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, zgjedhjen e Ardita Sinanit, kryetare të Preshevës.
Bislimi në Facebook ka uruar Sinanin për zgjedhjen në krye të komunës, derisa është shprehur se përmes kësaj zgjedhje, ata do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën.
Bislimi theksoi se bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku siç tha ai, do të angazhohen maksimalisht të hapin mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit në Luginë.
“Në zgjedhjet e fundit Presheva zgjodhi në krye të Komunës Ardita Sinanin, të cilën e përgëzoj për fillimin e marrjes së detyrës. Qytetarët atje treguan një vullnet të qartë politik dhe të modelit me anë të të cilit duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur. Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën. Urime Kryetare Sinani! Urime Preshevë”, tha Bislimi./TelegramNews./