Dështon sërish Komisioni Hetimor për MPJD-në, opozita e braktis mbledhjen

Ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetarja e këtij Time Kadrijaj nga AAK dhe nënkryetarja Ariana Musliu nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus.

Ndërkaq, deputetët e partive në pushtet, Fitore Pacolli, Arbreshë Kryeziu dhe Haxhi Abdyli akuzuan opozitën për neglizhencë dhe bllokim të punës së këtij komisioni. Ata kërkuan nga kryetarja e komisionit që të hedhë në votim listat e propozuara nga grupet parlamentare, pasi sipas tyre vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews