Mediumi i njohur britanik “The Telegraph” ka përmendur xhudisten kosovare, Laura Fazliu në njërin prëj artikujve të tij.
Në fakt, ka qenë një foto e xhudistes sonë, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediumit në fjalë.
Madje, ata e kanë krahasuar atë foto më atë të legjendarit Muhammad Ali, e cila kishte ndodhur kur ky i fundit e kishte nokautuar Cleveland Williams.
“E ngjashme me një foto ikonike. Nuk është kjo fotoja e Muhammad Ali pasi e nokautoi Clevelandin, por është një foto e bukur gjithashtu”, shkruan “The Telegraph”.
Laura Fazliu e fitoi sot medaljen e bronztë, pasi e mposhti xhudisten kroate, Katarino Krisot në repesazh, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë në “Paris 2024” dhe të pestën olimpike në përgjithësi.
Medalje gjatë Lojërave Olimpike të sivjetme fitoi edhe Distria Krasniqi, po ashtu nga xhudo, e cila u ‘shpërblye’ me të argjendtën.