Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas shpalljes së vendimit në rigjykim për të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu për vrasjen e Marigona Osmanit.
Deliu tha se vendimi i sotëm është mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi vajza dhe gra.
“Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat dhe gratë në Kosovë. Gjykata Themelore e Ferizajt ka rikonfirmuar sot dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duartë mbi to. Marigonë, kujtimi yt do të frymëzojë luftën e vajzave dhe grave kosovare për drejtësi. Prehu në paqe, engjull!”, tha ajo.