Drejtori sportiv i FC Prishtina, Driton Krasniqi ka reaguar pasi kryeqytetasit nuk arritën t’i përmbushin objektivat e tyre për këtë edicion.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Krasniqi ka premtuar shumë për sezonin 2024/25 të bardhekatërve.
“Fatkeqësisht këtë sezon nuk ja arritëm qëllimit tonë minimal që ishte djalja në Evropë, por ne nuk do të ndërzohemi asnjëherë deri sa ta kthejmë klubin tonë aty ku e ka vendin. Shihemi në 2024/25”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që synimi i vetëm i Prishtinës për këtë edicion ishte plasmani në garat evropiane, çoftë përmes vendit të katërt, çoftë përmes Kupës së Kosovës.
Nga kjo garë, u mposhtën të mërkurën nga Ballkani pas penalltive, pasi rezultati pas 120 minutave lojë kishte përfunduar me rezultat të barabartë./GazetaPuls