Piloti i Mercedes, George Russell është skualifikuar nga garat e Grand Prix të Belgjikës.
E kjo pasi vetura e tij është zbuluar se ishte nën peshë.
Sipas raportimeve, mësohet se vetura e tij ishte 1.5 kilogram nën peshën e lejuar.
“Problemi” ishte raportuar nga stjuartët e garës, derisa në fund është marrë vendim që Russell ti hiqen pikët e fituara në këtë garë.
Si pasojë e kësaj, garën e ka fituar shoki i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.