Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
E para e vendit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar optimzmin e saj në lidhje me triumfin e Distrias drejt së artës olimpike
“Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt të artës”, shkruhet në postimin e saj.
Krasniqi ka siguruar gjymëfinalen, derisa i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medaljen olimpike.
Ndryshe, kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale do të jetë Odette Giuffrida, e cila mposhti në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria.