Është arrestuar një person në Pejë pasi dyshohet se ka sulmuar motrën e tij dhe familjarët e burrit të saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.