Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ftesa për cakimin e datës së zgjedhjeve është një obligim kushtetues i Presidentes.
Ai theksoi se propozimi i datave është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Haliti beson se nuk do të ketë ndryshim të agjendës, duke kritikuar veprimet e Kurtit ndaj opozitës si jo serioze.
“Nuk e besoj që do ketë ndryshim të agjendës, sepse loja që bëri Kurti me opozitën ishte jo serioze. Mendoj që datat përkatëse do i japin kohë të gjitha palëve të pregaditen për zgjedhjet e reja” tha Haliti.