Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar lideri i LDK-së, i cili në atë takim do të shpalos qëndrimin e partisë së tij.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar për Tellegram News, se kanë marr letrën nga Presidentja dhe se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të shkojë në takim dhe aty do ta shpalos qëndrimin e partisë.
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve
Kujtojmë se Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka ftuar liderët e partive politike për një takim më 31 korrik në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në letrën e saj, ajo thekson se zgjedhjet duhet të mbahen nga 26 janar deri më 16 shkurt 2025, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi me më shumë se 50 për qind të votave.