Çka mund të ndodh nëse Serbia e vonon dorëzimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë?

“Vonesa e pa arsyeshme e Serbisë për dorëzimin e trupit të pajetë të Fatoni Hajrizit në Kosovë, mund ta implikojë UNMIK-un, EULEX-in, apo Kryqin e Kuq Ndërkombëtar”, ka thënë për Telegram News, eksperti juridik i ligjit dhe rendit dhe analisti e profesori Blerim Burjani.

Pas më shumë se një jave të vrasjes në Serbi të shtetasit kosovar Faton Hajrizi, trupi i pajetë i viktimës nuk i është kthyer familjes.

Për më keq, Serbia po vazhdon me lojën politike të përfitimit për aneksimin e Kosovës dhe balancimin e këtij akti të vrasjes së Hajrizit me Banjskën…” ka thënë eksperti juridik Muhamet Kelmendi.

Para disa orësh nga Beogradi është paraqitur me informacionet më të reja i akredituar nga familja e Faton Hajrizit avokati Arianit Koci, i cili ka përshkruar në detaje paraqitjen në stacionin Policor në Loznica, ku ka punuar polici i ndjerë dhe ku është vrarë Faton Hajrizi.

Avokati Koci e paraqet gjendjen e tensionuar në raport me zyrtarët policorë të stacionit dhe gjërat shkojnë aq larg sa ata shfaqen të befasuar me guximin e avokatit që ka shkuar ta merr trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

“I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim.

Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë.

Nuk e fshihte.

E kishte njohur policin e vrarë.

“Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur.

“Shko në stacionin e policisë. Po të presin.” – ishte lamtumira e tij! Kështu e përshkruan kontaktin e parë me policin në Loznica avokati Koci, duke e përcjellur edhe “admirimin “tek i thotë“Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhë këtu”.

Sa më shumë që zvarritet dorëzimi i trupit të Faton Hajrizit për në Kosovë, aq më shumë dyshime po fliten në qarqe ndërkosovare.

Ekspertë të caktuar juridikë dhe penalistë thonë se Serbia mund ta vonojë dorëzimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, duke dashur ta fshehin të vërtetën e vrasjes së tij, ndër të cilat prijnë dyshimet se ai mund të jetë vrarë pasi të jetë dorëzuar dhe se mund të jetë vetëvrarë për të mos rënë në duart e policisë serbe, informacion që do të vërtetohet pasi të arrin në Kosovë trupi i pajetë i Hajrizit.

Pistat për hetimin e vrasjes së Faton Hajrizit janë të shumta dhe disa versione të vrasjes së tij janë publikuar edhe nga mediat në Serbi, por fillimisht dyshime ka shprehur edhe vetë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ekspertët e sigurisë në Kosovë si Bedri Elezi dhe shumë të tjerë, kanë thënë se autoritetet në Serbi nuk kanë ofruar dëshmi të qarta për vrasjen e Faton Hajrizit, por kanë dhënë informacione mbi të cilat mund të flitet për vrasjen e tij.

Sidoçoftë, duke u bazuar në deklratata e avokatit Koci që ndodhet në Serbi, akoma Beogradi zyrtar, nuk e ka një datë të caktuar kur do të ndodh dorëzimi i trupit të pajetë të Hajrizit nga Loznica në Kosovë.

Analisti politik dhe eksperti juridik Blerim Burjani ka thënë për Telegram News se “se kjo që po ndodh me zvarritjen e dorëzimit të trupit të pajetë të faton Hajrizit , nuk do të duhej të ndodhte dhe është e pa arsyeshme.

Dimensioni i dorëzimit të trupit të tij, thjeshtë duhet të jetë obligim humanitar. Rasti nuk duhet të politizohet dhe është absurde të merr kahje që procesi të kërkojë eventualisht implikimet e organeve që shërbejnë në Kosov, ka pohuar Burjani për të shtuar:

“Në kuptimin legal rasti mund të kërkojë deri në dy javë kohë kalendarike, edhe pse gjërat mund të zhvillohen shumë më shpejtë.
Pyetja pse po vonohet kthimi i trupit të pajetë të Faton Hajrizit ,duhet të merr përgjigje nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd e cila në këto raporte nuk ka kurrfarë bashkëpunimi dhe rrespekti.
Por, nëse kjo vonesë e dorëzimit të trupit të pajetë zgjat deri në një masë të pa arsyeshme, atëherë duhet bërë kërkesën tjetër që të implikohet EULEX-i”, ka thënë eksperti jurdik, rendit dhe ligjit Blerim Burjani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews