Ismaili takohet me shefin e ri të misionit të FMN-së për Kosovën

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku zëvendësguvernatorët Milot Cakaj dhe Dardan Fusha, kanë mirëpritur Shefin e ri të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli, i shoqëruar nga Sebastian Sosa dhe Selim Thaçi.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, ai e ka informuar Amaglobelin për zhvillimet në sektorin financiar dhe ecuritë ekonomike, zbatimin e Planit Strategjik, funksionalizimin e strukturës së re organizative dhe reformat e tjera në BQK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve.

Teksa thuhet se Ismaili e ka uruar Amaglobelin për pozitën e re dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.

Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i Misionit të FMN-së u informua për angazhimin e BQK-së për reformat legjislative, digjitalizimin, angazhimet për anëtarësim në SEPA, avancimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe agjendën e gjelbër.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews