Një grua është sulmuar fizikisht nga dy persona në mbrëmjen e së enjtes në Drenas.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raport.