Koci: Do të kthehet trupi i Fatonit, vetëm është çështje kohe dhe procedurash

Avokati Arianit Koci, i cili përfaqëson familjen Hajrizi gjendet në Serbi që të tërheq trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se çka ndodhi gjatë ditës së djeshme kur shkoi në Serbi, ndërkaq njoftoi se është duke pritur thirrjen nga Prokuroria e Beogradit.

Koci po ashtu theksoi se çështja e kthimit të trupit të Faton Hajrizit është çështje kohe dhe procedurash.

“Gjatë ditës, e pres thirrjen prej prokurorisë në Beograd. Çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet. Do të kthehet. Vetëm është çështje kohe dhe procedurash”, ka shkruar Koci.

Avokati shkroi se mori edhe fjalë kërcënuese nga oficieri serb.

“Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhë këtu. Lloznica është qytet i vogël, dhe të gjithë e njohim njëri tjetrin. Polici i vrarë ka punuar mu në këtë stacion, dhe ka qenë më i urti dhe më i qeti prej neve”, i kishte thënë oficieri serb.

Koci tregoi se si e mbajtën në stacion policor dhe se çka i tha shoku i policit të vrarë.

“‘Në moment më erdhi shumë rëndë kur të pashë. ‘E kam pasur shok të mirë policin e vrarë. Ardhjen tënde e cilësova si provokim’, më tha hetuesi pasi që e filluam zyrtarisht takimin.

‘Po e përsëris: më befasoi guximi i yt’.

Tensioni filloi me rënë. E mbaja distancën në bisedë, me sjellje të mira dhe profesionale.

‘Pjesa tjetër e punës, duhet të kryhet në Beograd’ – më tha oficeri, pas disa orësh.

Më përcjelli deri te vetura”, ka shkruar Koci.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews