Marrëveshje për studimin e mozaikëve antikë në Shqipëri

Rinovohet për herë të dytë marrëveshja ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), për projektin “Inventari i Mozaikëve në Shqipëri”.

Site të ndryshëm janë bërë tashmë objekt studimesh dhe restaurimesh të përbashkëta, ndërmjet vitit 2013 dhe 2022, si: Butrinti, Kishat e via Egnatia, Bylis.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur se mozaikë të tjerë mbeten për t’u studiuar, kryesisht në Butrint extra-muros, Sarandë, Durrës, Korçë, etj, pa harruar dyshemetë e kishave mesjetare dhe zbulime të reja të mundshme.

Objektiv i kësaj marrëveshjeje është studimi sistematik i dyshemeve të Shqipërisë: mozaikë, opus sectile dhe pllaka.

Projekti përbëhet nga katër akse kryesore të cilat janë: konservimi e restaurimi, dokumentimi, trajnimi, botimi./atsh

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews