Vengu pret Peach-in: Investime në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Ministri Vengu dhe Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria, jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR-it.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, “… si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën”.

Ministri Vengu theksoi gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik se, “në Korridorin VIII po punohet intensivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”.

Po ashtu, ministri Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetësimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike./atsh

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews