Shëndrit Deari është kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut, pasi që në finale e madhe mundi Stefan Micovin me 2-1 në sete, ose 6-1, 1-6 dhe 6-4 në geme.
Tenisti nga Gostivari ishte në formë të jashtëzakonshme në pesë ditët e kaluara të turneut shtetëror në tenis, duke dominuar konkurrencën drejt kreut të tenisit vendor.
Deari në gjysmëfinale mundi Dimitar Grabullin me 2-1 në sete, ose 6-4, 3-6 dhe 6-3, për tu hakmarrë për disfatën e vitit të kaluar në finale e turneut shtetëror.
Në fakt, atë përballje Shëndrit Deari e dorëzoi për shkak të lëndimit, andaj fitorja në gjysmëfinale vetëm konfirmoi faktin se tenisti nga Gostivari është në formë të jashtëzakonshme.