Kancelari gjerman Olaf Scholz, e ka përshkruar presidentin amerikan në largim Joe Biden, si liderin më të duhur transatlantik në kohë të vështira.
Biden ishte një lider botëror që balanconte botën duke e mbajtur vendin e nderit amerikan në botën aktuale me shumë vatra të krizave, ndër të cilat lufta në Ukrainë, i doli nga dora presidentit rus Vladimir Putin, pikërisht falë presidentit amerikan Biden.
Shëndeti i dobësuar nga mosha, ishte pengesë që ai ta vazhdonte garën për mandatin e dytë presidencial, në një fushatë me ish-presidentin Trump që ishte edhe kërkesë e qarqeve të demokratëve, pas refleksioneve të dobësuara fizike dhe politike që filluan me përballjen e parë Biden-Trump.
Cila është rruga ligjore për kandidaturën e re të demokratëve?
Blloku demokrat në SHBA, si rrallë herë, aktualisht posedon shumë kandidatë dhe emra të denjë për ta zëvendësuar presidentin në largim Biden.
Në sondazhet politike që u zhvilluan në SHBA menjëherë pas kërkesave të para që Biden të tërhiqet nga gara, Michel Obama është zonja që udhëheq garën për Shtëpinë e Bardhë.
Michel Obama, me mbi 60% të sondazheve në SHBA vazhdon të merr mbështetje për shkak të rritjes së diversitetit afro-amerikan.
Gara e sondazheve në SHBA është e besueshme për shkak të respondentëve kredibilë, por gara e demokratëve nuk përcaktohet as nga propozimi i presidentit në largim për Camala Harris, as nga dëshirat personale të ish-presidentëve.
Kandidati për president, përcaktohet në dhomën e kongresit të partisë nga delegatët duke votuar secili veç e veç nga 700 sosh sa përfaqësojnë mendimin zyrtar për kandidatin.
Aktualisht demokratët në SHBA kanë shumë kandidatë të zot për garën, por dy emra pritet të jenë kandidatët më seriozë, Camala Harris dhe Michel Obama, duke mos përjashtuar mundësinë edhe të kandidatëve të tjerë që mund të jenë pjesë e votimit.
Sidoqoftë, zgjedhja e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, si kurrë më parë do të ketë rol vendimtar në rreshtimin e rendit të ri botëror, mes Trumpit që synon një rreshtim më të butë kah Rusia duke i dhënë fund luftës në Ukrainënë dëm të Ukrainës, dhe demokratëve kandidati i së cilës synon një SHBA liderë të botës duke avancuar dhe promovuar vlerat demokratike në botë./TelegramNews./