Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar miqtë e Kosovës në Londër, Britani e Madhe.
Në platformën X, ajo ka theksuar se është e mirënjohur për mbështetjen e tyre, duke përfshirë edhe Catherine Ashton, ish-përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Presidentja Osmani ka falënderuar miqtë e saj për mbështetjen që kanë ofruar gjatë kohës së vështirë për Kosovën, dhe për përkrahjen e vazhdueshme të aleancës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në Londër.