Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer një aksion në Prishtinë, gjatë orëve të hershme të mengjesit të së premtes.
Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona për veprën “Fajde” si pasojë e bastisjeve në disa lokacione.
Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike, etj.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftim.