Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.
Sipas njoftimit për medie, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.
Derisa thuhet se Kurti ka theksuar përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.
“Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe z. Kastrati në emër të ASK-së”, thuhet në njoftim.
Teksa të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.
Ndryshe, në këtë takim Kurti ishte i shoqëruar nga shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe këshilltari i tij, Lulëzon Jagxhiu.