Lufta në Ukrainë, ka ringjallur opsionet e shumicës së shteteve evropiane për përgatitje të qytetarëve për shërbime të rregullta ushtarake në shtetet e tyre.
Shtete me afërsi më të ndjeshme gjeografike me Rusinë, ditë e më shumë po ideojnë përkushtimin për investime në ushtri të rregullta.
Siguria globale nuk ka qenë kurrë më e cenuar që nga lufta e dytë botërore, ndërsa kërcënimet për luftëra të reja po shfaqen si pasojë e aktiviteteve ruse në Evropë me misione të agjenturave sekrete për sulme dhe investime në media, për çka Mali i Zi mbylli para pak ditësh 20 media me ndikim dhe investim rus në këtë shtet.
Kjo ide është përfolur dhe përmendur edhe në Kosovë në të gjitha qeveritë e pas luftës.
Gatishmëria e deklaruar e Serbisë për ta sulmuar Kosovën në momentin më të përshtatshëm të Beogradit, nxit nevojën për zgjerim kapaciteti ushtarak në Kosovë, pa marrë parasysh se siguria e shtetit më të ri në Evropë, garantohet nga NATO.
Pyetja a ka Kosova kapacitete ekonomike për ushtri të rregullt, ka kaluar nëpër përgjigjen e një ekonomie jo të qëndrueshme të Kosovës.
Në mes tjerash është thënë se Kosova nuk ka kapacitete ekonomike për ushtri të rregullt, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm, por edhe në rast se buxheti do të ishte në dispozicion, Kosova përballet me sfida të natyrave të ndryshme ndëretnike.
“Kurrë Ushtria e Kosovës nuk do të kthehet kundër askujt, pra jo kundër popullit të vet. Serbët, si në jug, si në veri, janë njerëz të këtij vendi, ushtria është e tyre, ata nesër kanë për të shërbyer në këtë ushtri dhe jo vetëm ata, por të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaronte kryeministri Haradinaj në ditën kur u dha drita jeshile nga NATO dhe SHBA-të e partnerët ndërkombëtar për themelimin e FSK-së.
Serbia ka qenë vazhdimisht kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës (FSK), duke ngritur shqetësime se Kosova shumetnike e dominuar nga shumica absolute shqiptare, mund të kthehet në bumerangun e të kaluarës historike.
Kosova kishte një sërë pengesash në rrugën e transformimit të ushtrisë për shkak të bojkotimit serb për pjesëmarrje në cilëndo ushtri të Kosovës.
Disa hapa kolosalë ishin bërë me pjesëmarrjen e komunitetit serb në FSK, por që më pas shumica e ushtarëve serbë janë detyruar që nën presionin brutal të Beogradit dhe Vuçiqit, ta braktisin FSK-në.
FSK, është themeluar më 14 dhjetor 2018 nën udhëheqjen e trefishtë të pjesëtarëve të ish- UÇK-së, tre prej të cilëve dominon në tri organet qendrore të shtetit: Hashim Thaçi President, Ramush Haradinaj Kryeministër dhe Kadri Veseli , Kryeparlamentar.
Në ditën e themelimit të FSK-së, atmosferë ndryshe nga Prishtina dhe qytetet tjera të banuara me shumicë shqiptare në veriun e vendit mbizotëronte skenari kundër ushtrisë së Kosovës ku sheshet e Mitrovicës Veriore mbuloheshin me flamuj të Serbisë.
Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën, duke kundërshtuar kështu vendimin për Ushtrinë.
Veriu si problem për FSK-në
Ngjarje të shumta kriminale që ka prodhuar vazhdimisht Lista Serbe e udhëhequr nga Beogradi, kanë penguar refleksionin e përfshirjes së FSK-së në Veri të vendit, e cila edhe sipas projektuesit të shtetit Marti Ahtisari, nuk e parasheh Kosovën për dhjetë vjet në territorin andej Ibrit.
Ndërkombëtarët dhe institucionet tjera nuk e shohin të pamundur FSK-në veri, në rast të ndonjë përmase konfliktuoze, megjithëse NATO, është garantuese e sovranitetit tokësor dhe ajror të Kosovës.
“Misioni i ri i FSK-së do të jetë: Mbron integritetin territorial të Republikës së Kosovës; Forcë ushtarake multietnike e armatosur; FSK vepron brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në faqen e zyrtare të misionit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Veriu është bërë histori e hidhur për shtetin e Republikës së Kosovës , duke bojkotuar politikisht institucionet e shtetit.
Në ekonomi, duke mos paguar tatime as rrymë dhe asnjë shërbim ndaj shtetit.
Nevojat për qartësime shumëdimensionale të ushtrive në Evropë po rriten në mënyrë enorme pas ndërhyrjes ushtarke të Rusisë në Ukrainë dhe pas kërcënimeve se Rusia, mund ta provojë ndërhyrjen ushtarake edhe në shtetet e ish Paktit të Varshavës, në rast të fitores në Ukrainë.
Nevoja për rritje ushtarake në Evropë dhe veçmas në Ballkanin Perëndimor po flitet të rriten në mënyrë të pashmangshme.
Politikat e Beogradit të mbështetura nga Rusia për formimin e Serbisë së Madhe duke e shkëputur veriun e Kosovës dhe territorin e Republikës Serbe nga federata e Bosnjë dhe Hercegovinës, tashmë çdo ditë fliten hapur në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Evropë dhe kjo më nuk është tabu e as sekrete.
Ekspertët parashohin eskalime në Evropë ndërsa, vatrat e reja të krizave në Ballkanin Perëndimor si veriu i Kosovës dhe Bosnë Hercegovina mundësi për zhvillime të reja ,për çka edhe Qeveria Kurti mesatarisht çdo të tretën ditë paralajmëron sulme të mundshme nga Serbia.