Gërxhaliu i çon selam Pecit: “Korrjet janë në proces, mos bëni propagandë populliste”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimi Rural të Kosovës, Faton Peci, ka konstatuar se Kosova për herë të parë ka plotësuar nevojat me grurë për një vit.

Këtë konstatim të Pecit e ka kritikuar eksperti për ekonomi Safet Gërxhaliu i cili ka thënë se pa u kryer fushata e korrje-shirjes, nuk është reale të konfirmohet shifra e produktit të grurit, aq më shumë kur procesi korrjeve në Kosovë është në fazë vazhdimi.

“Krekosjet dhe realiteti në bujqësi, janë në shpërputhje mes vetes.

Një kilogram grurë në pikat grumbulluese dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle kushton 0,30 euro”, thotë Gërxhaliu dhe shton:

“Nëse rendimentet e grurit janë të mira (që të gjithë i gëzohemi këtij indikatori), meritat janë të fermerëve, e mos i merrni personale, sepse nëse ashtu mendoni duhet ti merrni edhe dështimet e viteve paraprake sa ishit në krye të këtij dikasteri.

E nëse e keni për popullizëm, thaujeni haptas se në mandatin tuaj një kilogram grurë në pikat grumbulluese dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle kushton 0,30 euro”, i është drejtuar ministrisë Safet Gërxhaliu, për të sjellur faktet:

“Prononcimet megalomane janë të panevojshme.

Nga Ministria e Bujqësisë këto ditë po deklarohen nëper media se “për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me grurë”, është reagimi i Gërxhaliut i cili i tregon ministrit Peci: “Jam nga komuna e Vushtrrisë dhe çdo ditë pune udhëtoj në relacionin Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas, mirëpo fushata e korrje – shirjeve nuk ka përfunduar.

Pas përfundimit të korrje – shirjeve, mund ta analizojmë sasinë e prodhimit vendor, importin e grurit dhe miellit të kësaj kulture që ta dimë përafërsisht ku jemi me plotësimin e nevojave ushqyese.

Ju rekomandoj të merreni më shumë me politikat e duhura bujqësore që përkojnë me fermerët tanë.

Andaj, përkrahni fermerët në çmimin e grurit vendor, i cili është më i ulëti në Kosovë dhe mbështetni fermerët, e lerëni propagandat.

Shikojeni aktualitetin bujqësor sot, një tonë grurë në vendet e BE-së e ka çmimin 230 euro, ndërsa në Kosovë 190 – 200 euro.

Nevojat për drithëra siç duket janë të mëdha, nga të dhënat statistikore për importin e tyre, por besoj se nuk e kemi prodhimin e mirë të drithërave duke e analizuar importin e madh të qumështit, mishit dhe prodhimeve tjera bujqësore.

Rëndësia e bujqësisë në ekonominë e njē shteti është shumë më multidimensionale se sa vetëm prodhimi i grurit.

Me këto çmime grumbulluese të çmimit të grurit dhe vështirësitë e krijuara për grumbullim nuk i motivojmë bujqit për rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurit nga viti në vit.

E vërteta është se sipërfaqet e mbjella me grurë në Kosovë çdo vit janë më të vogla.

Pa popullizëm, pa eufori, pa politizim dhe me mbështetje permanente çoftë në edukim, trajnime, subvencione të monitoruara dhe transfere të teknologjisë e sistemin modern know-how, zhvillohet ky sektor dhe mbështetet bujku i Kosovës që ka qenë dhe mbetet hambari i Kosovës dhe jo politika popullsitë”, thotë Safet Gërxhaliu./TelegramNews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews