Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për katër të akuzuarit Mimoza Beqiri, Behare Bajrami, Ardian Hamiti dhe Betim Ismajli, duke i dënuar secilin me nga 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të dokumenteve.
Behare Bajrami është akuzuar edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Medie Bytyqi të premten dhe dënimi do të hyjë në fuqi pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të akuzuarit u urdhëruan gjithashtu të paguajnë shpenzimet procedurale dhe paushallin gjyqësor, si dhe të drejtuan të dëmtuarit për kërkesa pasurore-juridike në kontest juridiko-civil.