Murat Yakin mbetet trajneri i kombëtares zvicerane. Ai është dakorduar me SFV për “një bashkëpunim të mëtejshëm”.
Këtë e ka bërë të ditur federata zvicerane të premten në një njoftim për media.
Se sa gjatë do të zgjasë kontrata e re e Yakin, e cila përfundoi në fund të Kampionatit Evropian, ende nuk dihet.
Të hënën e ardhshme, Yakin dhe drejtuesit e SFV do të japin më shumë informacione në një konferencë për media.
Që prej gushtit të vitit 2021, Murat Yakin është në krye të kombëtares zvicerane.