Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në Facebook një video nga tuneli i Llogarasë, i cili u hap ditë më parë.
Rama bën të ditur se nga dita e parë e hapjes së tunelit më 5 korrik deri më sot, kanë kaluar 41 mijë automjete.
Ai gjithashtu kishte paralajmëruar se hapja e këtij tuneli do të transformojë udhëtimin drejt jugut, duke shkurtuar distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.