Komisioni hetimor nuk pajtohet për listën e dëshmitarëve rreth teksteve shkollore

Në Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, janë votuar vetëm kriteret e dinamikës së punës.

Gjithashtu është diskutuar lidhur edhe me dinamikën kohore e intervistimit të dëshmitarëve, por deputetët e këtij komisioni nuk u pajtuan.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar për hetimin parlamentar për tekstet shkollore, të ftohen shtëpitë botuese për ofertat që iu janë ofruar Ministrisë së Arsimit, drejtorin e prokurimit, zyrtarë, dhedrejtorë të arsimit, për te pasur informacione të sakta.

“Kërkesa e iniciuar për hetim parlamentar për tekstet shkollore ka qenë epilogun e saj nga ky komision parlamentar. Duhet të përpunojmë listën ose agjendën për dëshmitarëve. Të kem akterë përgjegjës. Fillimisht shtëpitë botuese për ofertat që janë ofruar, akterët zyrtarë, sekretaren, drejtorin e prokurimit, arsimit për të pasur informacionet e sakta dhe pastaj kalojmë tek ata që janë politikë. Të kemi informacione sa ka qenë kostoja financiare e viteve paraprake”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Agim Veliu nuk e sheh si të nevojshme t’i thërrasin të gjithë drejtorët e arsimit prej vitit 2008, sepse nuk mund të gjejnë asgjë.

“Besoj që kjo listë është e mjaftueshme. Nuk besoj që është e nevojshme t’i lëshohemi poshtë drejtorëve komunal të arsimit se nuk mund të gjejmë asgjë”, ka shtuar ai.

Kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka propozuar që Ministria e Arsimit të jetë e fundit në intervistim.

“Propozimi konkret, ata që përgjigjen në vitet pas 2023 i përfundon komplet, Ministria me struktura të veta të mbetet e fundit”, ka propozuar Dreshaj.

E këtë propozim anëtarja e koalicionit Vakat, Duda Balje e ka kundërshtuar, pasi që Ministria e Arsimit është kryesorja dhe ka informatat kryesore rreth mjeteve shkollore.

“Unë jam kundër. Si mundemi me i lënë ata në fund, ata janë autorët, duhet me marrë informata prej tyre që janë kryesorë”, ka kundërshtuar Balje.

Dreshaj ka dhënë dy propozime ministria të jetë në fund ose e para, por të njëjtat janë kundërshtuar nga deputetët e këtij komisioni.

Rreth kësaj liste të të intervistuarve, deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza është shprehur se nuk voton derisa të sheh se si do të strukturohet kjo listë.

Në fund u vendos që së pari të strukturohet lista e dëshmitarëve për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, dhe pastaj të votohet kjo listë./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews