Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Kjo parti njoftoj se zgjedhjet e brendshme mbahen në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.
Anëtarët e LVV-së që duan të kandidohen për Kryeministër nga kjo parti kanë kohë që të paraqesin deklaratën e kandidaturës së bashku me dokumentacionet shoqëruese nga 04.12.2024 deri më 08.12.2024.
Kandidatura duhet të dorëzohet tek Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së.