Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia vazhdon t’i shkelë parimet e marrëveshjes dhe duke mos e pranuar Kosovën si shtet.
Konjufca ka përmendur edhe pengesat për anëtarësim në BE. Me këtë rast, Konjufca ka thënë se duke pasur parasysh që Serbia po i shkel këto parime, i jep të drejtë Kosovës që të mos e bëjë hapun tjetër, e që është themelimi i Asociacionit.
“Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjet konkrete. Parimet e përbejnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë i mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate. Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes. Atë barazinë sovrane mes shteteve duke mos e pranuar Kosovën fare si shtet dhe e dyta pengimin e Kosovës për anëtarësim në institucionet e BE. Nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiq dërgon letrën për me zhvlerësu marrëveshjen. Ne kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë. Fakti që Serbia po i shkel këto parime kjo na jep të drejt që të mos hedhim hapin tjetër, keni dëgjuar për asociacioni po është pika e shtatë. Asociacioni ka afat”, ka thënë Konjufca në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer./EO