Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy grave.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.