Një grua në Fushë Kosovë është lënduar si pasojë e një defekti në ashensor.
Sipas njoftimit, e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Bëhet e ditur s eme këtë rast është arrestuar një person nën dyshimin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
“Fushë Kosovë / 03.09.2024 – 17:34. Është raportuar se si pasojë e një defekti në ashensor, viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet tutje./TelegramNews./