Ambasadori i Algjerisë i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

Ambasdori i Algjerisë në Serbi, Fatah Mahraz, ka kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, duke iu bashkuar pozicionit të Serbisë për “integritetin territorial të Serbisë”, i cili përfshin edhe Kosovën si “pjesë të saj”.

Mahraz tha se mbështetja e Algjerisë për këtë qëllim është bazuar në arsye objektive, duke përfshirë nevojën për të rikthyer besimin e dy palëve dhe për të vazhduar dialogun me ndërmjetësimin e BE-së për të shmangur tensione ndëretnike.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e krijimit të Asociacionit të paraparë në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ambasadori theksoi gjithashtu se Algjeria mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për respektimin e ligjit ndërkombëtar në lidhje me çështjen e Saharasë Perëndimore.

Ai theksoi nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të këtij konflikti në përputhje me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews