Dy persona janë arrestuar në Potok të Podujevës për vrasje në tentativë, shkruan Telegrami.
Sipas njoftimit, të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi. Me këtë rast bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.
Më tej, thuhet se Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë.
Derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Telegrami.co./