Mario Mitaj është i gatshëm për tu larguar nga Rusia dhe për ta bërë hapin e madh në karrierë.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Lokomotivën e Moskës, por edhe në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e Shqipërisë.
Zonja e Vjetër prej kohësh e ka në listën e dëshirave Mitajn, derisa është në bisedime me Lokomotivën e Moskës për transferimin e shqiptarit në Allianz Stadium.
Problemi qëndron te çmimi që Lokomotiva kërkon prej 12 milionë eurosh, me Juventusin që e konsideron të lartë.
20-vjeçari ka kontratë me Lokomotivën deri në verën e vitit 2025 dhe kjo është arsyeja që Juventus nuk dëshiron të ofroj kaq shumë për një lojtar që ka vetëm edhe një vit kontratë.
Tuttosport ka raportuar se Zonja e Vjetër i ka bërë të qartë klubit rus se nuk paguan më shumë se shtatë milionë euro për anësorin shqiptar.