Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka refuzuar që të diskutojë për personat e zhdukur.
Sipas Petkoviq, zv.kryeministri Bislimi e ka quajtur marrëveshjen për vizitat zyrtare inekzistente.
Madje Petkoviq në platformën “X” tha se Prishtina po e vret dialogun.
“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormale, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për CSM-të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq.
Bislimi in Brussels yesterday: refused to discuss missing persons, called the Official Visits Agreement non-existent, slammed Elektrosever as abnormal, rejected the EU Draft Statute for CSM— all in front of Lajčak and his team. Pristina is killing the dialogue! https://t.co/bqHIAWRckB
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 3, 2024