Në fshatin Gurakoc të Istogut është vendosur sot gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare, donacion i siguruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, si dhe stafi mjekësor i kësaj Qendre.