Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra në Prizren kanë rrahur një burrë, shkruan Telegrami.
Sipas njoftimit, palët e përfshira në këtë rast janë intervistuar, derisa me vendim të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
“Prizren 30.06.2024-17:05. Dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë në familje ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.