Në orët e hershme të mëngjesit Instituti i Mjekësisë Ligjore u kaplua nga zjarri.
Lidhur me rastin komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi ka dhënë detaje për Telegrami.co.
“Informata per zjarr ne IML/ QKUK, eshte marr ne ora: 02:12 Pasi kemi marre lajmin nga PK se ne vendin e lartcekur kemi nje zjarre ne Institutin e Mjekësis Ligiore, ne kemi dale ne vendin e ngjarjes. Zjarri kishte perfshire disa gjëra te cilat nuk di se perse perdoreshin, por ne parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohe kishin reaguar Stafi i institutit me aparata per fikje te zjarreve fillestare, Ne e fikem ate te terin.”, tha Gashi.
Incidente të zjarrit pati disa herë gjatë vitit të kaluar në IML.