Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” në Itali, ku ka takuar ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, dhe ambasadoren Melanne Verveer.
Osmani ka përshkruar këtë si një përvojë të mbushur me diskutime të rëndësishme dhe ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për të mbështetur aleatët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurtë globale.