Mandatet në rrezik, deputetët e Listës Serbe rikthehen në seancë

Deputetët e Listës Serbe kanë ardhur në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës. Para fillimit të seancës plenare, e cila po mbahet në sallën alternative, të njëjtit shihen duke u nënshkruar në listën e pjesëmarrjes. Hera e fundit që ata u paraqiten në sallë plenare ishte më 8 shkurt. Të njëjtit kanë marrë mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.

Nëntë deputetët e Listës Serbe dhe një deputet i pavarur serbë vijnë në seanca plenare vetëm një herë në gjashtë muaj dhe pas nënshkrimit nuk qëndrojnë në sallë plenare.

KosovaPress ka raportuar se vlera e pagave të dhjetë deputetëve serb është mbi 300 mijë euro.

Këta deputetë nuk kanë pasur asnjë deklaratë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë përfaqësues në asnjë nga komisionet, nuk kanë grup parlamentar. Kryesia është në mungesë të një nënkryetari nga radhët e këtij komuniteti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews