Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë.
Sipas raportit, të dyshuarit kishin hyrë në një banesë ku kishin vjedhur një pistoletë me leje dhe dy orë dore.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia.
“Prishtinë 26.06.2024-15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, në banesën e tij i kanë vjedhur një pistoletë me leje dhe dy orë dore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.