Paralajmërohen tensione në Evropë, Borrell nuk dorëzohet për dialogun Prishtinë-Beograd

Dhjetë ditë para datës 24 shtator të vitit të kaluar, duke komentuar një deklaratë të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla rreth veriut të vendit, Presidenti i Serbisë Vuçiq, i ishte përgjigjur Sveçlës me tri fjalë:”Do ta shohim”!

Pas tri fjalëve “ jo domethënëse” të Vuçiqit që u thanë pas perdes politike, doli në shesh strategjia e 24 shtatorit në Banjskë, një skenar i parapërgatitur me një arsenal armatimi për të sulmuar sistemin e sigurisë në Kosovë, me ç’ rast humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Çka po paralajmëron tani Vuçiq?

Në një deklaratë drejtuar kombit serb, Viçiq, paralajmëron rrezik, eskalim dhe tensione në Evropë.

Ai nuk ka specifikuar se për çfarë rreziku është fjala, por linja e tij informative ndërlidhet me deklaratën e Presidentit Francez se Franca mund të përfshihet në një luftë civile, pas zgjedhjeve në BE më 19 qershor, ditë kur u pa se koalicioni Macron, ra në 19%, karshi fitores së të djathtës ekstreme të Marine Lepen, me 35%, për çka Makron, shpalli zgjedhjet në Francë që do të mbahen së shpejti.

Macron, i sheh lëvizjet e rrezikshme në Francë, pasi koalicioni i të djathtës ekstreme po rritet duke thithë në strukturë prani myslimane e cila kundërshton agresionin izraelit në Gaza.

Ballkani Perëndimor si pika më nervore e Evropës, për rrezikshmëri në rajon, llogaritet zona më e prekshme e ndikimit serbo-rus, ku Vuçiq e kërkon përmbytjen e politikave pro perëndimore dhe zëvendësimin e tyre me konceptet akademike të Serbisë së Madhe, ide që përfshinte luftërat e Millosheviçit që krijuan kufij të rinj .

Duke parë se nga po shkojnë ujërat e turbullta Shefi për Politikë të Jashtme dhe siguri të BE-së Borrell tha se nuk e sheh të vdekur dialogun Beograd-Prishtinë në prag të takimit Kurti -Vuçiq të mërkurën, një takim të cilin ekspertët politikë e shohin vetëm për dekor, pas dështimit për anëtarësim të Kosovës në KiE. /Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews