Një aksident është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një të riu shqiptar.
Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë, raporton abcnews.al, transmeton Telegrami.
Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima i cili udhëtonte i vetëm në makinë ka humbur jetën.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.