Një muaj paraburgim dy të arrestuarve për fajde

Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën ka caktuar një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për fajde gjatë aksionit të së premtes të Policisë.

Policia dje zhvilloi aksion në tre lokacione të ndryshme në Gjilan, duke arrestuar dy persona M.SH. dhe E.SH., të cilët dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”. Ata dyshohen se i shkaktuan dëm 600 mijë euro një personi.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe egziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që ti ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për ti fshehur dhe asgjësuar provat”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtë të ankohen për vendimin në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews