Projektligji për KPM-në kalon në seancë plenare për lexim të dytë

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Raporti i përbërë me 93 amendamente, është votuar me gjashtë vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim që të kalojë në seancë plenare për një lexim të dytë.

Ndërkaq njëri nga anëtarët e këtij komisioni, Mergim Lushtaku ka ngritur si rekomandim, dërgimin në lexim edhe të Komisionit të Venecias.

“Të dërgojmë dhe Komisionin e Venecias, një projektligj i rëndësisë së veçantë, që ka të bëjë me median e lirë”, thotë Lushtaku.

Edhe anëtari tjetër, Agim Veliu ka përkrahur rekomandimin e tij që Komisioni i Venecias të shkojë për diskutim.

Ndërkaq kryetari i komisionit, Valon Ramadani, shprehet se në këtë mbledhje nuk ka kohë për shqyrtimin e këtij projektligji.

“Jam i bindur se do të kalojë si ligj, dhe është në rregull, por ne nuk kemi kohë të shkojmë me Komisionin e Venecias”, tha Ramadani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews