Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të biseduar për çështjet teknike në agjendën e dialogut dhe për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve për t’i adresuar ato.
Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Lajçakut në Beograd, ku ai gjithashtu u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. /Telegrami/
I also met with Serbian Chief negotiator @PetkovicPetar to speak about technical issues currently on the Dialogue agenda and the need to hold a Chief negotiators meeting to address them. pic.twitter.com/jiZe6zQlVl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 19, 2024